Pa komplekse fare! Loredana zhvishet dhe tregon si ka ndryshuar trupi i saj pas lindjes së Hanës

Loredana është një nga nga reperet më të suksesshme të momentit. Sa herë flitet për të vëmendja është maksimale dhe në fakt ajo u ka dhënë vetë shkak mediave që të shkruajnë për të përmes provokimeve të shpeshta që bën në rrjete sociale.

Së fundmi, ajo ka publikuar një foto me bikini tërësisht pa filtra dhe pa photoshop, krahas së cilës ka dhënë një mesazh mjaft të fortë për të gjitha femrat që t’a duan trupin e tyre.

“Kjo jam unë dhe trupi im. Ndoshta gjoksi më i vogël në Gjermani: pasi linda Hanën gjithçka ishte zhdukur! Por unë jam ajo që jam dhe erdha nga Zoti dhe jam kaq e bekuar! Edhe pse i kam kushtet monetare për një brustop (ndëryrje kirurgjikale), unë jam aq i lumtur sa mund të them që gjoksi është zhdukur plotësisht, sepse unë kam Hanën!”, ka shkruar Loredana krahas fotos.

Share With:
Translate »
448 Views