Pas zbulimit të ngjarjes tronditëse, familjarët e Caroline bëjnë kërkesën e papritur
Pas zbulimit të vërtetës mbi vrasjen e 20-vjeçares nga pikoti grek, Babis Anagnostopoulos, familjarët e viktimës duan të bëjnë ndryshime në varrin e saj. Në gurin e varrit të Caroline është një foto e saj me fustan nusërie dhe mbishkrimi “nëna, gruaja dhe vajza jonë e dashur”. Pikërisht këtë mbishkrim dhe foto ata duan ta ndryshojnë.
Sakaq, për herë të parë nga rrëfimi i të birit ka folur për mediat babai i pilotit 32-vjeçar, i cili është shprehur se ai humbi dy fëmijë dhe se e gjithë vëmendja e tyre tashmë është përqendruar tek Lidia e vogël që mbeti pa prindër. “Vajzën e kemi ne. E vetmja gjë që duam tani është që të kujdesemi për fatin e kësaj fëmijë dhe të fokusohemi sa më shumë të jetë e mundur tek ajo. Si baba, unë kam humbur dy fëmijë. Do përpiqem për fëmijën që nuk ka faj për asgjë.”-ka thënë ai.
Familja e Babis kërkoi kujdestarinë e fëmijës ditën e sotme. Ata kanë kërkuar që të kujdesen për vajzën në mënyrë të përbashkët.
