Kartolina e gabuar e 1-vjeçarit desh e mori në qafë, anglezi: S’ka faj gruaja, kam qenë djalë i keq
Një baba u akuzua për tradhti, pasi ai mori një kartolinë për Ditën e Baballarëve nga një fëmijë i panjohur 1-vjeçar.
Sipas mediave të huaja, ka qenë një ngatërresë nga kompania në internet e kartolinave Funky Pigeon. Darren WËilson, 52 vjeç, mori një shënim të personalizuar nga një foshnjë, që ai as e kishte idenë se ekzistonte.
Fatkeqësisht partnerja e tij, Kerry, hapi zarfin dhe dhe kur pa kartolinën mendoi se Darren kishte një familje të dytë, sekrete.

Kështu, e mllefosur ajo ia shka-tërroi TV-në, laptopin dhe telefonin e tij. E gjitha ndodhi nga tërbimi, përpara se të zbuloheshin rrethanat e vërteta të gjithë ngjarjes.
Darren, nga Londra, i cili tashmë ka gjashtë fëmijë, pritej të merrte një kartolinë nga vajza Darcy, 22 vjeçe.
Në vend të saj mbërriti një kartolinë e zbukuruar me një fotografi të fytyrës së një fëmije të vogël.
“Me të vërtetë më pëlqen të përqafoj ty, ti më bën të ndihem kaq e dashur! Shumë puthje dhe puthje. E gjithë dashuria ime Summer-Rae xxxxxxxx”, shkruhej në kartolinë.

Pasi hapi kartolinën, Kerry u përpoq të telefononte Darren në telefonin e tij të punës, por ai nuk u përgjigj. Ajo më pas i theu gjërat e tij.
“Sigurisht që nuk është faji i saj. Ajo kishte dyshime sepse unë isha një djalë i keq 15 vite më parë, por unë kam ndryshuar tani”.
Pasi familja u ankua, Darren tha Funky Pigeon kanë rënë dakord t’i dërgojnë një kopje tjetër të kartolinës së tij origjinale dhe një rimbursim.