“Duart tona të lidhura në momentet e fundit të jetës tënde nuk do t’i harroj”, Fjolla Morina humb njeriun e shtrenjtë
Fjolla Morina ka humbur sot gjyshen e saj të shtrenjtë. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në “InstaStory”.
Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj disa imazhe që mesa duket i ka realizuar së fundmi më të, krahas së cilavë i ka dedikuar dhe një mesazh mjaft emocionues.
“Me kete buzeqeshje do te mbajme mend gjithe jeten! U prehsh ne paqe gjyshja ime e dashur. Ditelindjen tende neser do ta festojme pak me ndryshe. Duart tona te lidhura ne momentet e fundit te jetes tende nuk do t’i harroj kurre”, shkroi Fjolla krahas fotos.
Po ashtu ajo ndau edhe foto nga ditëlindja e fundit që ia kishin festuar gjyshes, duke zbuluar se mosha e saj ishte 95 vjeçe.
![]()
Kujtojmë se Fjolla Morina po jeton prej kohësh një histori dashurie me Fisnik Sylën. Lidhja e tyre u zbulua pasi Fjolla u përfshi në telashe me policinë dhe historia e dyshes ka qenë e mbushur me ngjarje në një periudhë shumë të shkurtër.