EMRAT/ U shua një familje, kush janë viktimat e aksidentit tragjik në Vlorë
Katër pjesëtarët e familjes Gushi u nisën sot për pushime në jug të vendit, por fati nuk ishte me ta.
Një aksident tragjik në vendin e quajtur “Zona e Kripës” në hyrje të Vlorës, i mori jetën Eduart Gushit, 44 vjeç, bashkëshortja Silvana Gushi 33 vjec dhe dy vajzat A.Gushi 14 vjeç dhe E.Gushi, 9 vjeç.
Familja Gushi ishte nisur për pushime në jug të vendit, kur një makinë tip Audi përplasi Toyota-n e tyre nga mbrapa, duke i nxjerrë nga rruga.
Makina ishte shkatërruar komplet duke bërë të vështirë nxjerrjen e trupave nga automjeti.
Personat që ndodheshin në automjetin tip Audi janë plagosur por nuk bëhet e ditur gjendja e tyre.
Ndërkohë nga aksidenti humbën jetën 2 bashkëshortët dhe 2 fëmijët e tyre.


