Familja me 4 anëtarë u shua në aksident në aksin Levan-Vlorë, flet babai i Silvana Gushit

Ajo që mund të konsiderohej si një ditë gëzimi, rezultoi një tragjedi e vërtetë për familjen Gushi në Vlorë.

Një familje e tërë, prej katër anëtarësh, 2 prej të cilëve të mitur, humbën jetën tragjikisht në autostradën Fier-Vlorë.

Viktimë mbetën, Eduard dhe Silvana Gushi, 44 dhe 33 vjeçe, si dhe dy vajzat e saj të mitura, Eva dhe Anastasia.

Të katërt, kishin mbi 2 vite që nuk kishin takuar të afërmit, pasi prej pandemisë ishin izoluar në Greqi, shtet ku dhe jetonin. Ndërsa ditën e ngjarjes së rëndë, ato kishin ardhur për t’u takuar me të dashurit e tyre që ndodheshin në Shqipëri.

Lajmi i kobshëm ka tronditur mbarë opinionin publik, ndërsa së fundmi, ka reaguar dhe babai i Silvanës, i quajtur Sotiraq. Në një lidhje direkte për emisionin
“Zemër të hapur”, e vetmja gjë që kërkonte ishte drejtësia.

“Jam i helmuari i atyre të katërtave. Jam babai i Silvanës. Kërkoj me gjithë forcën dhe sa të jetë fryma, edhe nëse nuk përgjigjet drejtësia shqiptare, do e shkrij jetën dhe të më kthehet gjaku që humba 4 persona. I bëj apel Gjykatës, avokatëve, ata që kanë shpirtin human dhe kanë pak njërzillëk, të venë dorë dhe të japin atë që kërkoj sot. Faleminderit të gjithëve atyre, që janë sensibilizuar. Me keqardhje më jepnin ngushëllimet e përzemërta. Këta fëmijë, për ata që kanë shpirtin e mirë, të pastër, dashurinë e fëmijës.

Ata janë pa nder e pa kriter. Ai lloj babai, nuk e di ku mund të jetë ai. Po ta dija që është rrugëve. Ai jo të ketë milionat, të ketë miliardat, por ka shpirtin e zi. Ta dëgjojë nga goja ime, nuk jemi hakmarrës. S’jemi kriminela. Kemi logjikën, jemi qytetarë të këtij vendi. Por ai qysh e mban vendi atë baba, atë burrë. Ai le t’i marrë masat ngado, sa të jenë organet që ne shpresojmë se do të bëjnë diçka, ai të gjej vrimë ku të futet, se ky shtet nuk i lë. Neve shpirtin do e kemi atje, ai të shikojë këta që kam këtu.

Ashtu siç po qaj unë sot dhe një popull i tërë, po si nuk i erdhi turp atij prindërit. Nuk e di se kush janë këta. Ai të vinte e të kërkonte falje, unë s’e vras! Kam shpresë! Pse u largua nga Vlora ai, sa të jetë jeta, frymë dhe gjaku i fëmijëve të mi, nuk do të humbë. Nesër të gjithë dashamirësit e mi, ai që ka shpirt, aty në qendër të Fierit do ta kini. Turp i kohës.

Morën jetë njerëzish. Nuk dua gjakmarrje, nuk dua ta di bie brenda apo jo, s’e kanë problem. I lutem zotit ta nxjerrin atë.

Siç thonë njerëzit i ati i ka blerë këtë lloj makine dhe ky ka qenë problematike. Ai lloj personi na qenka shumë problematik me shtetin e policinë, të dhënat që fliten, na thonë me atë parelliun do merreni ju. Ai është më problematiku, ai ka nja 10 vërejtje.

Ai po të ishte baba me shpirt, po të ishte baba i mirë ai me keqardhje do të vinte këtu. Mua më ndodhi tani, por unë të qaja dhe ai të mos më ngushëllonte. Të ngushëllonte si shqiptar.

Rroftë gazetaria e ndershme shqiptare dhe unë po ndiqja titrat. Unë i dhashë personat e njerëzve që janë këta apo jo. Shumë faleminderit ty. Një kërkesë kisha, unë bëj lutje, do e filloja nga Presidenti, kryeministri, deputetja, si nuk erdhi të përshëndeste njëherë.

Ia kam lënë në dorë drejtësisë. Dua drejtësi, po nuk e gjeta nga ky shtet, do bredh dhe në shtetet e botës”, tha zoti Sotiraq.

Share With:
Translate »
399 Views