‘Jam penduar, e kam dashur shumë’, piloti flet nga burgu: Dua vetëm të mirën e fëmijës sim
Babis Anagnostopoulos duke folur për mediat greke nga qelia e burgut tha se nuk asnjë të vërtetë në skenarët se mes tij dhe Caroline ka pasur një person të tretë.

“Unë i mohoj kategorikisht skenarët se ka pasur një person të tretë në jetën tonë. Gjithçka më intereson tani është e mira e fëmijës tim. Unë e dua Lydian time dhe do të jem pranë saj përgjithmonë, në gjithçka që ajo ka nevojë për mua. Unë jam i interesuar vetëm për të mirën e fëmijës tim dhe do të bashkëpunoj plotësisht në këtë drejtim. Do t’i jap të gjitha përgjigjet për pasaktësitë dhe pyetjet” tha ai në “MEGA”.

“Jam penduar për atë që kam bërë. E kam dashur shumë gruan time. Marrëdhënia jonë, përveç disa tensioneve, ishte një marrëdhënie krejtësisht normale” tha ai.
Burimi: abc
