Emocionuese/ Mjellma baba merr bebet e tij në krahë pasi të vegjlit humbën nënën
Një familje mjellmash janë bërë të famshme në luginën e lumit Charles në Boston, SHBA pasi çifti lindën plot shtatë bebe së bashku.

Por për fat të keq tra gjedia go diti kur babai mjellmë mbeti “i ve” gati një javë pas lindjes së bebeve.
Mjellmat qëndrojnë çift për gjithë jetën dhe zakonisht ushqejnë me radhë të vegjëlit e tyre, por në rastin fat keq nëna u sëmur dhe ndërroi jetë.
“Ajo rrinte me të vegjëlit dhe i mbronte ata, si një nënë shembullore që ishte për javën e parë të lindjes së bebeve. Por kur ngrihej në këmbë binte përsëri, nuk notonte dot drejt dhe çfarëdo që bënte sikur binte prapa”, thotë Zarco, një frekuentues i rregullt i parkut.
“Babai nuk i largohej asnjëherë. Kur zoçkat mjellma shkonin për të notuar, ai duket që nuk vendoste dot nëse të shkonte me to apo të qëndronte me nënën e sëmurë. Kur zyrtarët e kafshëve të Boston shkuan për ta ndihmuar ajo kishte vde kur”, shton ai.
Zarco shton: “Por babai duhet ta ketë ditur që kur që rrinte duke e shikuar nga larg. Ai vinte me shpejtësi përmes ujit për ta mbrojtur. Por kur zyrtarët e morën mjellmën e vd ekur në krahë dhe e mbështollën me batanije, ai nuk lëvizi më, por me qetësi u ul në folenë e zockave dhe i mori në mbrojtje nën krahët e tij”.
