Mbesa yll e princeshës Diana martohet me milionerin 62-vjeçar

Mbesa e Dianës, Lady Kitty Spencer është martuar një ditë më parë me manjatin e modës, Michael Lewis, në një ceremoni madhështore ku ishin të ftuar miq të aristokracisë së lartë dhe familjarë.

Sipas mediave të huaja, dasma ku morën pjesë një mori personazhesh të famshëm dhe aristokratë, ishte kulmi i një feste të madhe në fundjavë në kryeqytetin italian, që nisi që të premten mbrëma.

Të pranishëm në këtë festë ishin edhe tre fëmijët e rritur të 62-vjeçarit Lewis, nga një martesë e mëparshme. 30-vjeçarja Kitty, fëmija i madh i vëllait të Diana Earl Spencer, duket se ka krijuar një marrëdhënie të fortë me fëmijët e bashkëshortit të saj.

Kujtojmë se mbesa 29-vjeçare e Princeshës Diana, Lady Kitty Spencer u fejua para një viti me milionerin Michael Leëis.

Lady Kitty nuk e konfirmoi vetë këtë lajm, por ishte “Daily Mail” që e bëri këtë lajm publik.

“Michael i propozoi Kitty-t para Krishtlindjes. Ajo ka qenë në Cape Toën për pushime dhe i tha nënës së saj dhe pjesës tjetër të familjes. Michael e duan të gjithë. Pavarësisht pasurisë së tij, ai është shumë i i thjeshtë”, tha burimi.

Share With:
Translate »
412 Views