E tmerrshme në Elbasan! Gruaja dhunon në mes të rrugës djalin e mitur, e tërheq zvarrë
Një ngjarje e rëndë është shënuar së fundmi në Elbasan. Një grua është filmuar teksa është duke dhunuar në mes të rrugës një të mitur. Ajo shihet teksa e godet atë pa pushim, ndërsa ai përpiqet që të mbrohet.
Ndërkohë, më e tmerrshme është fakti që disa të mitur të tjerë që e filmojnë bërtasin, që gruaja ta godasë më shumë fëmijën. Nuk dihet nëse ajo e ka djalin e saj, por ngjarja është e patolerueshme dhe i bëhet thirrje policisë që të reagojë.
Në një moment tjetër gruaja shihet, teksa e merr zvarrë të miturin.