Mesila Doda humb njeriun e shtrenjtë

Deputetja e PDIU e zgjedhur në qarkun e Tiranës nën logon e PD, Mesila Doda sot ka humbur njeriun e saj të shtrenjtë.

Me anë të një shënimi në rrjete sociale, Doda njofton se sot në këtë ditë të hidhur, humbi babain e saj, dr. Fatmir Dodën.

Ai ndërroi jetë nga shkaqe natyrale, duke lënë pas shumë lot dhe dhimbje tek familjarët, të afërmit dhe miqtë.

Sot ndërroi jetë siç e quan vajza e tij, “njeriu që i bëri ballë stuhive të kohës së komunizmit”, heroi i saj.

Njoftimi i Mesila Dodës

Lamtumire heroi im! Sot eshte nje dite trishtimi tejet e thelle per familjen tone. U nda nga jeta babai im dr. Fatmir Doda.

Baba i jashtezakonshem, mjek i perkushtuar e i mrekullueshem, burre qe i qendroi stuhive te kohes e sherbeu gjithe jeten e tij me profesionalizem e dashuri.

Sot u mbyll jeta e nje njeriu antikonformist e i papajtuar me standartet e nje kohe skllaveruese, e nderkohe mjeku i dhimbsur qe i sherbeu zonave te Kukesit e me vone gjithe fshatrave te Tiranes.

Une sot humba heroin tim te femijerise e gjithe jetes. Ne te gjitha arritjet e mia eshte dora e ketij burri te jashtzakonshem qe me besoi, me mbeshteti e me rriti si nje njeri qe perballet me te miren e te keqen. Lamtumire heroi im. Sot pushon ne paqen e Zotit dhe gjithe miresia e dashuria e tij qofte me ty…

Ceremonia mortore do te zhvillohet neser ne oren 17 nga Funeral Home Univers, Rr: Bardhyl, Perballe Postes Shqiptare per ne varrezat e Tufines.

Share With:
Translate »
246 Views