I vranë të vegjëlit para syve dhe i thyen putrën, kërkohet ndihmë për Perlën

Perla e Lushnjës është qenushja për të cilën është folur shumë ditët e fundit. Pak kohë më parë ajo solli në jetë këlyshët e saj në rrugë, por dikush ia vrau para syve dhe e goditi duke i thyer putrën.

Perla ka kërkuar në çdo cep për të vegjëlit e saj teksa vetë ecën me këmbën e thyer që ka nevojë për kurim.

“Animal Rescue Albania” bën thirrje për t’i ardhur në ndihmë qenushes për të paguar kurimin e saj.

Postimi i “Animal Rescue Albania”: Kjo eshte Perla e Lushnjes, qenushja per te cilen aq shume eshte shkruar keto dite. Perla pati fatin e keq te lindte ne Shqiperi, ne Lushnje, ne rruge. Ashtu ne rruge solli ne jete kelyshet e saj dhe po kujdesej.
Por mallkimi Perles jane njerzit dhe besimi qe ajo ka tek ata, dikush i’u afrua, ia vrau te vegjelit dhe ia la para syve e sikur te mos mjaftonte goditi edhe te gjoren sa i theu putren.
Kaq e tregoi forcen dhe u zhduk, e keshtu ferri i Perles filloi. Kerkoi ne cdo cep me te qara te vegjelit, ndihme tek te gjithe.
Perla ka nevoje te bej nje grafi, te qendroj disa dite ne klinike dhe me pas te sterilizohet, ajo eshte totalisht ne gjendje shoku.
Vajzat qe kujdesen kane nevoje per ndihme!
Perla ndodhet tek Vet Hospital tani dhe kerkohet ndihme per te paguar kurimin e saj. Ju mund te beni nje pagese direkte prane Vet Hospital ne faturen Perla – Lushnje ose te kontaktoni ne kete numer per modalitetet e tjera, +355 69 337 0874.
Mos e lini vetem Perlen!

Share With:
Translate »
151 Views