Vjen në jetë vajza, reperi i njohur bëhet baba për herë të katërt
Reperi i njohur amerikan, Ludacris është bërë baba për herë të katërt. Bashkëshortja e tij, Eudoxie ka sjellë në jetë një vajzë të cilës i kanë vendosur emrin Chance Oyali Bridges.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ludacris, me anë të disa fotove në rrjete sociale ku ai dhe bashkëshortja shihen me të porsalindurën.

Çifti janë prindër dhe të një vajze tjetër të quajtur Cadence, ndërsa Ludacris ka dhe dy vajza të tjera nga lidhjet e mëparshme.


