Tjetër skandal në familjen mbretërore, princi britanik akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një minorene

Telashet në Buckingham Palace nuk kanë kurrë të sosur, pasi në tjetër skandal ka përfshirë së fundmi familjen mbretërore. Një grua, e identifikuar si Virginia Giuffre, pretendon se është abuzuar seksualisht nga djali i mbretëreshës Elizabeth, princi Andrew, gati 20 vite më parë.

Giuffre ka akuzuar dukën e York-ut, se ka kryer marrëdhënie seksuale me të pa dëshirën e saj, kur ishte ende minorene. “Princi Andrew duhet të mbajë përgjegjësi për atë që më ka bërë. Në këtë vend, asnjë person, qoftë president apo princ, nuk është mbi ligjin, dhe asnjë person nuk mund të privohet nga mbrojtja ligjore”, thuhet në padinë e dorëzuar nga ajo në një gjykatë të Manhatan-it.

Sipas një burimi, në denoncimin e bërë thuhet se princi britanik e ka abuzuar seksualisht në Londër, në një plazh privat që ish-financieri Epstein zotëronte në ishujt Virgins.

Share With:
Translate »
160 Views