Numrat nga Covid në rritje, ja sa raste të reja dhe humbje jete në 24 orë

Vijon rritja e rasteve të të infektuarve me Covid në vendin tonë. Në 24 orët e fundit në 6173 testime të kryera janë identifikuar 535 raste të reja pozitive, ndërsa dy pacientë kanë humbur jetën nga virusi, përkatësisht një qytetar 45 vjeç nga Durrësi dhe një qytetar 77 vjeç nga Tirana.

Rastet e reja janë identifikuar në këto bashki:

Aktualisht janë 4615 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Janë shëruar 122 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131,042 që nga fillimi i epidemisë.

Share With:
Translate »
231 Views