Rekord infektimesh me Covid, shënohen kaq raste të reja dhe humbje jete në 24 orë
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin ditor përsa i përket situatës Covid-19 dhe gjatë 24 orëve në vendin tonë janë shënuar 658 raste të reja dhe 2 humbje jete, një shifër rekord kjo në krahasim me ditët e tjera.
Ministria informon se janë kryer 6527 testime në total.
Rastet pozitive me Covid-19 janë shënuar në këto bashki:
217 raste në Tiranë, 98 në Shkodër, 51 në Vlorë, 38 në Durrës, nga 20 raste në Kavajë, Sarandë, 18 në Lezhë, 17 në Vau i Dejës, nga 16 raste në Krujë, Lushnje, Elbasan, nga 15 raste në Kamëz, Fier, 12 në Gjirokastër, 9 në Malësi e Madhe, nga 7 raste në Mat, Pogradec, Kuçovë, nga 5 raste në Kurbin, Berat, nga 4 raste në Dibër, Roskovec, Tepelenë, Poliçan, nga 3 raste në Kukës, Konispol, Memaliaj, Korçë, nga 2 raste në Tropojë, Rrogozhinë, Divjakë, Mallakastër, Cerrik, Peqin, nga 1 rast në Mirditë, Patos, Selenicë, Himarë, Delvinë, Skrapar, Belsh, Gramsh, Librazhd.