Dalin FOTOT/ Kush janë dy të rinjtë që lanë 20 vjeçaren e vdekur në derën e spitalit në Kosovë?

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Kosovë, ku një vajzë 20-vjeçare është dërguar pa shenja jete në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:08, ndërsa e reja është konstatuar e vdekur nga mjekët.

 

Sakaq, mediat në Kosovë kanë publikuar pamjet e dy të rinjve, të cilët u zhdukën pasi lanë vajzën në derën e spitalit.

 

Të rinjtë janë shpallur në kërkim, ndërsa fotografitë e tyre janë nxjerrë dhe janë shpërndarë në të gjitha pikat kufitare dhe të gjitha drejtoritë të policisë së Kosovës.

Po ashtu mësohet se makina me të cilën u dërgua viktima në spital është Audi A8 me ngjyrë të zezë dhe ka targa zvicerane.

 

Share With:
Translate »
282 Views