Abuzimi seksual tek fëmijët, shenjat dhe sjelljet e traumës

Fëmijët shpesh e përjetojnë traumën si një rezultat i abuzimit seksual. Fëmijët e traumatizuar e rijetojnë ngjarjet me një ngarkesë të madhe në mendjet e tyre. Çdo rikujtim i ngjarjeve i bën ato që të riperjetojnë ngjarjet traumatizuese.

Shenjat e traumave tek fëmijët mund të jenë seksuale si natyrë, por mund të përfshijnë çrregulime emocionale, sjellore, si edhe të njohjes, ose mund të mos ketë shenja të dukshme, por ka një përpjekje të jashtzakonshme për të kënaqur të tjerët dhe për të qenë fëmijë i mirë.

Ka dëshmi të konsiderueshme që ngjarjet traumatike janë të koduara në qarqet e trurit. Çdo numër i rrethanave traumatike mund të aktivizojë qarqet e trurit. Kur qarqet e trurit aktivizohen, të traumatizuarit përjetojnë ngjarjet traumatike. Nëpërmjet ndërhyrjeve korrigjuese, siç është terapia, edukimi rreth abuzimit seksual, dashuria, të kuptuarit nga familja dhe miqtë, të mbijetuarit mund të përballen me të, të përshtaten, dhe të kapërcejnë traumën e abuzimit seksual gjatë fëmijërisë. Në fakt ato krijojnë qarqe të reja nervore që i ndihmon ato të menaxhojnë më mirë efektet e abuzimit seksual gjatë fëmijërisë.

Kur fëmijët kanë faktorë të tjerë rreziku dhe traumës së të qënit seksualisht i abuzuar, efektet e abuzimit seksual janë të vështira për tu zgjidhur. Fëmijët me rreziqe të shumta që përfshijnë abuzimin seksual mund të shfaqin një varg të ashpër efektesh duke filluar nga të qënit antisocial deri në një tërheqje të plotë. Sa më shumë eksperienca traumatike të përjetojë një fëmijë, aq më shumë reagime ekstreme do të ketë, kur prindërit dhe të tjerët nuk janë në gjëndje të reagojnë në mënyrë të përshtatshme. Shembuj të rreziqeve të tjera mund të jenë vdekja e një anëtari të familjes apo një miku, një histori e llojeve të tjera të abuzimit me fëmijët dhe neglizhimit, ndryshim i vazhdueshëm i birësuesit, dhe kur janë dëshmitarë të dhunës në shtëpi dhe në komunitet.

Fëmijët mund të përballën me abuzimin seksual, të përshtaten, të kapërcejnë rreziqe të shumta në qoftëse prindërit dhe të rriturit e tjerë janë psikologjikisht, emocionalisht dhe fizikisht prezent dhe tregojnë ndjeshmëri dhe kujdes në përgjithësi.

Deklaratat direkte

Shumë fëmije të cilët kanë qenë të abuzuar seksualisht nuk i tregojnë njeriu. Disa, sidoqoftë, bëjnë deklarata direkte si : Ai doli/hipi sipër meje dhe më goditi para dhe prapa. Unë ndjeva dicka të vështirë drejt meje. Pastaj ai leshoi një oshamë të gjatë, rënkoi dhe pastaj u tërhoq duke u sjellur përreth në mëyrë vulgare.

Edhe kur fëmijët bëjnë deklarata direkte, prindërit dhe të rriturit e tjerë kanë frikë se mos fëmijët po krijojnë histori. Kjo është veçanërit e mundur kur i dyshuari i pretenduar është dikush që të rriturit e duan dhe e besojnë, e cila është pothuajse gjithmonë kështu.

Disa udhëzime mund të ndihmojnë të rriturit për të vendosur nëse fëmijët po tregojnë të vërteten apo jo. Ato perfshijnë:

Ndjenjat e fëmijëve: shpesh kur fëmijët e fshehin abuzimin seksual, ajo shfaqet në shprehjet e tyre jo-verbale, si shprehje e turpit dhe frikës në fytyrat e tyre, vështirësi në kontaktet e drejtpërdrejta kur flasin për abuzimet, dhe ngurtësi dhe tension në pozicionin e trupit. Për shembull: Xhesika i thotë nënës së saj, “Ai më preku ndërkohë që unë isha në gjumë”, faqet e saj u skuqen, zëri i saj ishte i butë, ajo nuk mund të shikonte të nënen e saj, kishte lot në sytë e saj, dhe ajo kishte mbledhur grushtat e saj. Fëmijët mund ta kenë shumë të lehtë të krijojnë histori si rezultat i fantazisë dhe kreativitetit të tyre por nuk mund të prodhojnë reagime të rrema.

Detajet: Kur fëmijët flasin rreth të qënit seksualisht të abuzuar shpesh janë disa detaje të cilat nuk mund të dihen ndryshe si janë ofshamat, rënkimet dhe lëvizjet e vulgare të përmendura më lart. Shpeshherë ka detaje në mjedisin në të cilin abuzimi është zhvilluar.

Demostrimi tek kukullat: Ndonjëherë fëmijët u tregojnë të rriturve se çfarë u ka ndodhur nëpërmjet kukullave. Specialistët rekomandojnë që prindërit dhe profesionistët jo specialist të mos i pyesin fëmijët që ti shfaqin (nëpërmjet kukullave) por të lejojnë policinë dhe mbojtësit e fëmijëve të zhvillojnë intervista me ekspertët e intervistave.

Demostrimi nëpërmjet vizatimeve: ndonjëherë fëmijët mund të përshkruajnë abuzimin seksual nëpërmjet vizatimeve. T’i kërkosh fëmijëve të vizatojnë atë se çfarë kanë përjetuar kërkon mjeshtëri.
Shenjat fizike: Në disa raste, ka disa shënja fizike të cilat mund të deshmojnë që fëmija është abuzuar seksualisht, por këto janë relativisht të rradha. Tek shumë fëmijë abuzimi seksual nuk shkakton trauma fizike. Por sidoqoftë, sëmundjet seksualisht të trasmetueshme janë një shenjë e abuzimit seksual.

Shenjat indirekte

Ndonjëherë fëmijët nuk e komunikojnë direkt faktin që janë abuzuar seksualisht, por ato e shfaqin atë në mënyra/rrugë indirekte. Një fëmijë mund të thotë: “Ai bën gjëra që mua nuk më pëlqejnë” ose “ Mua nuk më pëlqen më ai”. Prindërit, të cilët i besojnë personit rreth të cilit fëmija ka rrezerva, mund të supozojnë që fëmija do të thotë dicka krejt të ndryshme si është mospëlqimi që ai pi duhan apo se kërcet buzët kur ha (pllaçitet). Kur fëmijët më të vegjël thonë se nuk i pëlqejnë më fëmijët më të mëdhenj, është e lehtë të supozohet se keto janë gjera normale vëllezërish (moshatarësh).

Sjelljet e seksualizuara

Sjelljet e seksualizuara mund të jenë shenjat e abuzimit seksual. Sa më të vegjel të jenë fëmijët kur abuzohen seksualisht, aq më shumë ka mundesi që të shfaqin sjellje të seksualizuara. Siç u përmend, disa lojra seksuale dhe masturbimi fëmijëror janë pjesë e zhvillimit seksual, por me kalimin e kohës sjelljet seksuale nuk janë lojra por efekte të traumave seksuale. Fëmijët që nuk janë seksaulisht të traumatizuar do t’u binden urdhërave të të rriturve që të mos masturbohen në publik. Fëmijët që janë seksaulisht të traumatizuar i vazhdojnë sjelljet edhe pas kërkesës së të rriturve për të ndaluar, edhe pasi të rriturit i porosisin me udhëzime rreth ndalimit të sjelljeve seksuale.

Disa fëmijë seksualisht të traumatizuar janë seksualisht të prekupuar. Kjo mund të përfshijë të paturit e një sasie të madhe revistash dhe fotografishë me përmbajtje seksuale, ose të harxhuarit e orëve të tëra duke parë material më tematikë seksuale në internet apo televizor, ose duke folur rreth seksit me çdo kënd që është prezent, pa asnjë dallim. Ato mund të qeshin nën hund dhe të bëjnë shaka rreth femrave dhe vajzave që ato shikojnë në televizor, në mediat e tjera, ose ne mjediset familjare dhe në lagje. Ato mund të masturbohen disa herë në ditë. Ata mund të prekin seksualisht fëmijët e tjerë dhe mund të vazhdojnë edhe pse u kërkohet të ndalojnë.

Tipikisht, këto sjellje seksuale ndodhin në përgjigje të stresit, ndoshta kur kujtimet traumatike janë të aktivizuara. Sjelljet e seksualizuara, sidoqoftë origjina e tyre, ka shumë mundësi të jenë shenja të traumave të disa llojeve. Fëmijët me sjellje të tilla kërkojnë kujdes profesional.

Shenjat jo-seksuale të traumës.

Ndonjëherë fëmijët që janë abuzuar seksualisht nuk shfaqin sjellje të seksualizuara, por shfaqin shënja të tjera të traumave. Ato aktrojnë jashtë temës së terrorit dhe jetës së rrezikshme. Shpesh ato luajnë në mënyrë repetitive, si duke përdorur dy kukulla për të luftuat me njëra-tjetrën. Fëmijët mund të shfaqin ankth dhe frikë në situatat ku ato nuk kanë pasur (ankth/frikëra) të tilla më përpara, siç është frika ndaj errësirës ose frika e të qënit vetëm në dhomën e gjumit.

Hurmori i tyre mund të ndryshojë shpejt, nga drita në errësirë, nga acarimi në tërheqje totale. Ata mund të shfaqin stres të madh në ndarjen nga një figurë prindërore, aty ku nuk ka pasur stres më përpara. Ata mund të fillojnë të lagin në shtrat, osë të kenë jashtëqitje në pantollona. Jashtë tualetit, ose në shtrat (pra të pa-kontrolluar). Ato mund të kenë shqetësime në të fjetur, ankthe në gjumë dhe refuzojnë oër të fjetur vetëm. Ato gjithashtu mund të bëhen përçarës në ambjentet sociale siç është klasa, dhe agresiv kundrejt të tjerëve në shkollë, familje, ose në lagje. Aktivitetet që dikur ndiqeshin me interes tani nuk ndiqen më.

Ka shumë shkaqe të tjera të këtyre sjelljeve. Disa nga ato mund të jenë pritshmëri të zhvillimit (të fëmijës), ndërkohë të tjerat mund të jenë shenjat e llojeve të tjera të traumës siç është dhuna në familje, ndarja e prindërve, vdekja e një kafshe shtëpiake ose e një personi të dashur.

Çështjet afatgjata

Nëse prindërit dhe të rriturit e tjerë nuk mund të ndihmojnë fëmijën të punojë përmes shënjave të hershmë të traumes, sjelljet shkaktuara nga trauma mund të bëhen pjesë e një problemi afatgjatë. Fëmijët që kanë qenë të traumatizuar dhe nuk janë ndihmuar të menaxhojnë efektet e traumës, më vonë në jetët e tyre ato mund të diagnostikohen me një shumëllojshmëri çrregullimesh të tjera siç janë probleme të sjelljes, fobi sociale, ankth, hiperaktiviet, çrregullime psikosomatike, depresion, dhe mendime dhe sjellje vetvrasjeje. Ato besojnë se asnjë nuk i pëlqen ato dhe se ato janë të këqinj, prandaj ata duan të vdesin.

Fëmijët që marrin përgjigjet e duhura

Disa fëmijë, sigurisht, në mënyrë të menjëherëshme marrin përgjigjet e duhura ndaj abuzimit seksual që kanë perjetuar. Përmes një kombinimi mes gatishmërisë së ndjeshme prindërore, terapisë dhe psikoedukimit, mbështetjes së vazhdueshme, këta fëmijë i’a dalin mirë dhe mësojnë të menaxhojnë dhimbjen e të qenit i abuzuar seksualisht. Ato mund të flasin rreth abuzimit me antarët e besueshëm të familjes dhe me miqtë që ato duan. Prindërit dhe njerëz të tjerë të rëndësishëm, presim që ata të sillen mirë në familje, në grupin shoqëror, shkollë, dhe komunitet duke ju ofruar atyre dashuri, qëndrueshmëri dhe rutinë. Tipikisht, këto fëmijë kanë shumë faktor pozitivë në jetët e tyre dhe disa rreziqe dhe trauma.

Fëmijët mund të bëjnë deklarata direkte dhe indirekte rreth të qënie i abuzuar seksualisht , ose sjelljet e tyre mund të tregojnë se diçka shkon keq. Fëmijët mund të shfaqin sjellje të seksualizuara, por disa fëmijë që nuk kanë qenë seksualisht të abuzuar mund të shfaqin sjellje të seksualizuara gjithashtu. Shumë fëmijë që nuk kanë qenë seksualisht të abuzuar mund të shfaqin shenja jo seksuale të traumës, por fëmijët që nuk kanë qenë seksaulisht të abuzuar por kanë qenë të traumatizuar në mënyra të ndryshme, gjithashtu mund të shfaqin sjellje të seksualizuara.

Mund të jetë e vështirë të rendisësh llojet e shenjat e abuzimit seksual tek fëmijët nëse fëmijët përjetojnë edhe trauma të tjera po ashtu. Sjellje të tilla si të larguarit, aktet vetvrasëse, dhe agresioni seksual rrjedhin tipikisht kur fëmijët kanë përjetuar një rrezik tjetër dhe traumë përveç abuzimit seksual. Së fundi, disa fëmijë nuk shfaqin asnjë shenjë të dukshme dhe abuzimi seksual mbetet i pazbuluar për vite. Këto fëmijë, për të gjitha rezervat përsonale dhe familjare vuajnë përbrenda. Në disa raste, abuzimi del në dritë, fëmijët marrin gatishmërinë e duhur në mënyrë të mënjëherëshme dhe pastaj një mirëkuptim afatgjatë dhe mbështetje. Kjo e fundit është ajo që ne duam për çdo fëmijë.

Share With:
Translate »
1619 Views