“Që dje kishte parandjenjë të keqe”, flet motra e të mbijetuarës nga aksidenti në Qafë Muzinë
Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në Qafë Muzinë ku si pasojë e një aksidenti kanë humbur jetën pesë persona. Një mjet tip “Land Rover” është përplasur me një furgon, i cili ka rënë në humnerë. Pesë viktimat ishin pasagjerë të furgonit që ishte nisur nga Tirana dhe destinacion kishte Sarandën.
E vetmja e mbijetuar nga furgoni që ra në humnerë është një vajzë, e cila është transportuar në spital dhe ka pësuar disa fraktura. Në një prononcim për mediat, motra e të mbijetuarës tregon se e plagosura ishte nisur drejt Sarandës ku do takohej me të motrën, për të vazhduar pushimet sëbashku.
Po ashtu ajo ka bërë me dije se ditën e djeshme motra e mbijetuar i ka thënë se kishte një parandjenjë të keqe.