Covid i merr jetën 20-vjeçares, para disa ditësh kishte humbur të atin
Një 20 vjeçare nga Gjakova ka humbur jetën përshkak të komplikacioneve të Covid.
E reja kishte katër ditë që merrte trajtim të specializuar në Qendrën Klinike Universitare, por nuk ka arritur të mbijetojë.
Mësohet se para disa ditësh 20-vjeçarja kishte humbur babain e saj nga koronavirusi.
Lajmin për vdekjen e saj e ka konfirmuar mjekja Agreta Gecaj-Gashi. “Ajo ka ndërruar jetë në Intensiven COVID. Ishte duke u trajtuar prej katër ditësh. Babai i saj në bazë të informacioneve që kemi ne, ka qenë i shtruar në Gjakovë dhe ka vdekur disa ditë më herët”, u shpreh ajo.
Mjekja theksoi se 20 vjeçarja ishte e pavaksinuar.