Rritje ALARMANTE e shifrave të Covid-19, humbin jetën 26 qytetarë në 24 orët e fundit në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka publikuar të dhënat për situatën pandemike për 24 orët e fundit.
Nga 11.472 testime kanë rezultuar pozitivë 1.383 qytetarë me Covid-19, ndërsa kanë humbur jetën 26 persona, një shifër kjo shumë e lartë.
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shëruar 996 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 115.657 që nga filimi i epidemisë.
Njoftimi i plotë i MSH:
31 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
-Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.684 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 825.745 doza të vaksinës.
-Deri më sot 276.890 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
-Nga 11.472 testime, 1.383 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
-Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 26 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 996 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 115.657.
-Në total numri i rasteve aktive është 26.886.