E lanë në Kabul, prindërit kanë frikë se nuk do ta shohin sërish beben e tyre 7-muajshe

Prindërit e një vajze 7-muajshe u detyruan ta linin fëmijën me gjyshërit e saj në Kabul për të zgjidhur një çështje urgjente të vizave në Mbretërinë e Bashkuar. Në përpjekje të dëshpëruar për t’u ribashkuar me vajzën, prindërit do të takohen me deputetin Barry Gardiner me shpresën se ai do t’i ndihmojë për ta marrë fëmijën në Britani.

Nëna e vogëlushes udhëtoi në Kabul shtatorin e kaluar për të vizituar familjen e saj teksa ishte shtatzënë, por humbi kartën e saj të identitetit gjatë udhëtimit.

Burri i saj britanik u bashkua me të në dhjetor dhe ajo lindi në Afganistan muajin tjetër.

Nënës më në fund iu dha një vizë me një hyrje, dhe afat 30 ditë për t’u kthyer dhe më pas të aplikonte për një leje zëvendësimi. Por vajza e tyre e vogël nuk kishte marrë ende pasaportën e saj britanike, kështu që duhej të qëndronte me gjyshërit e saj në Kabul.

“Jam larg nga foshnja ime prej muajsh, jam e humbur pa të pranë meje dhe ne po e humbasim shpresën. I lutem qeverisë që të na ndihmojë të na sjellë fëmijën dhe familjen time përsëri tek unë”, tha gruaja afgane për BBC.

Share With:
Translate »
224 Views