‘Jam një Tuna tjetër’ – Rrëfimi emocionues i këngëtares pas kthimit nga Siria

Prej kohësh, Tuna nuk është aktive në muzikë dhe të gjithë presin me padurim një rikthim të këngëtares. Megjithatë këto kohë, artistja duket se ka qenë e angazhuar me kauza akoma më të rëndësishme.

Këngëtarja ka marrë një nismë të re. Ajo i është bashkuar një organizate zvicerane të quajtur “For Children Smile” (Për buzëqeshjen e fëmijëve) dhe kauza për të cilën është angazhuar këngëtarja është mjaft humane.

Së bashku me pjesëtarët e tjerë të organizatës, Tuna do t’ju vijë në ndihmë fëmijëve të sëmurë, të prekur nga luftërat apo të goditur nga fatkeqësitë natyrore.

Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj këtë eksperiencë duke dhënë dhe një mesazh mjaft me vlerë për të gjithë.

“Kur ka qenë hera e fundit që jemi ndjerë falënderues për jetën që kemi, shtratin ku e shtrijmë kokën çdo natë, tryezat me ushqime…

Udhëtimi në Siri, udhëtimi më emotiv në jetën time, nxiti në mua qindra pyetje dhe hapi dhjetëra dilema për njeriun, për njerëzimin. Përjetova emocione që shkojnë përtej mundësisë për t’i përshkruar me fjalë. Dhembje që të ngjitet për shpirti dhe të trishton, të bën të ndjehesh fajtor për skamjen, trishtimin dhe frikën me të cilën jetojnë çdo ditë. Familje që jeton me ëndrrën: të ketë kulm mbi kokë, një nënkresë ku do ta venin kokën… Sy të pikëlluar fëmijësh nga ngarkesa mbi supet e njoma.

U ktheva e riformësuar. Jam një Tuna tjetër që sapo ka filluar rrugën për të dhënë kontributin minimal që Tiani dhe Zeni të rritet në një botë me më shumë buzëqeshje fëmijësh. Në një botë më të mire”, ka shkruar Tuna.

Share With:
Translate »
165 Views