Talebanët akuzohen për vrasjen e polices shtatzënë: E qëlluan në sy të fëmijëve!

Talebanët janë akuzuar se kanë vrarë një police shtatzënë. Lajmi është konfirmuar për BBC-në, nga familjarët e viktimës. Gruaja e identifikuar si Banu Negar, është ekzekutuar para shtëpisë, në sy të fëmijëve të saj.Sipas BBC-së, talebanët kanë deklaruar se do të nisin një hetim lidhur me këtë ngjarje.

Familjarët kanë treguar imazhe grafike që tregonin gjak të spërkatur në një mur në cep të një dhome dhe një trup, me fytyrë të shpërfytyruar rëndë. Oficerja e policisë ishte në muajin e tetë të shtazënisë.

Share With:
Translate »
142 Views