Pse vendosa të ngrij vezët 20-vjeç!

Kur republikania Sara Jacobs ishte në të 20-tat, mendoi se fillimisht do t’i përkushtohej karrierës e më pas familjes. Kështu ajo mori vendimin për të ngrirë vezët. Më pas jeta i tejkaloi planet që ajo kishte, ndërsa shkallët e karrierës i ngjiti një e nga një. Ajo nisi punë si zyrtare e Departamentit të Shtetit, pastaj këshilltare e politikave në fushatën presidenciale të Hillary Clinton dhe më në fund si anëtare e Dhomës së Përfaqësuesve për Rrethin e 53 -të të Kongresit të Kalifornisë.

Jacobs është pjesë e një numri në rritje të grave që po ngjiten në pozitat e pushtetit. Tashmë mundësitë për ta, as nuk mund të imagjinoheshin për paraardhëset e tyre. Vitet e fundit, gratë kanë thyer barrierat për të pasur familje gjatë shërbimit në detyrë. Shembulli i parë është republikania Elise Stefanik dhe senatorja Tammy Duckworth, e cili u bë senatorja e parë femër që lindi gjatë kohës që ishte në detyrë.

Procesi

Vitet e fundit ngrirja e vezëve është bërë më e popullarizuar. Kjo metodë u jep mundësinë vajzave të mbesin shtatzënë edhe në një moshë të madhe. Jacobs aktualisht po merr pilula hormonale për të cilat tha se e bëjnë të ndihet sikur po kalon përsëri pubertetin.

Pastaj pas dy javësh ajo filloi të injektonte ilaçe për dy javë, po kështu të kryente vizita të herë pas hershme te mjeku. Pasi përfundon ky proces, mjekët marrin vezët. Ky është gjithashtu një proces i shtrenjtë. Mund të kushtojë 12,000 deri në 20,000 dollarë për një raund të vetëm trajtimi, i cili jo gjithmonë prodhon vezë të mjaftueshme.

Dhe kjo nuk përfshin atë që gratë do të paguajnë më vonë për fekondimin in vitro, e cila mund të shkojë midis $ 10,000 dhe $ 15,000 dhe madje edhe më shumë.

Pse vendosa të ngrij vezët 20-vjeç!

Tashmë gushti e gjeti Jacobs në një fluks pune, pas krizës së Afganistanit. Jacobs, e cila shërben në dy komitete kryesore – Komiteti i Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Komiteti i Punëve të Jashtme e gjeti veten përsëri në Uashington duke punuar.

“Njerëzit duhet ta dinë se ka zgjedhje dhe ka mundësi për ta dhe nuk ka vetëm një mënyrë për të pasur një familje”, shprehet Jacobs.

Share With:
Translate »
153 Views