Filmi me temë abortin fiton çmimin kryesor në Venecia: Të tjerë emra fitues
Filmi për abortet e jashtëligjshme në Francën e viteve 60, “Happening”, fitoi “Luanin e Artë” në Festivalin e Filmit në Venecia.
Filmi me regji të Audrey Diwan ka të bëjë me një grua që kërkon të abortojë për të vazhduar studimet. “E bëra këtë film me zemër, me dëshirë, me barkun, zemrën dhe kokën time,” tha Diwan pasi pranoi çmimin.

“Happening” (titulli në origjinal “L’événement”) bazohet te një roman autobiografik i shkrimtares franceze Annie Ernaux dhe portretizon një grua të re që kërkon të abortojë për të qenë në gjendje të vazhdojë studimet, pavarësisht rrezikut të burgut ose vdekjes.
Çmimi u zgjodh nga një juri e drejtuar nga regjisori i “Parasite”, Bong Joon-Ho. Çmimi i dytë, “Luani i Argjendtë”, iu dha regjisorit italian Paolo Sorrentino për “The Hand of God”, një film për rininë e tij në Napoli.
Të tjera kineaste gra u vlerësuan me çmime. Jane Campion mori çmimin regjisorja më e mirë për “The Power of the Dog”, ndërsa Maggie Gyllenhaal iu dha çmimi për skenarin më të mirë në filmin “The Lost Daughter”.
Penelope Cruz u shpall aktorja më e mirë në roline saj në filmin “Parallel Mothers”, me regji të Pedro Almodovar. Si aktori më i mirë u vlerësua John Arcilla për rolin në filmin “On the Job: The Missing 8”. /www.anabelmagazine.com