Po bënte foto, 16-vjeçarja bie nga 14 metra lartësi
Një vajzë 16-vjeçe ka rënë nga një shkëmb rreth 14 metra lartësi pasditen e kësaj të diele. Ngjarja ka ndodhur në Greqi dhe mediat kanë publikuar edhe foto nga vendi i ngjarjes.

Adoleshentja u dërgua në spital në gjendje të rëndë për jetën. 16-vjeçarja ka lëndime në krah, këmbë, qafë dhe pjesë të tjera të trupit.
Në momentin që ra 16-vjeçarja ishte me disa moshatarë të saj duke bërë fotografi, teksa poshtë ishte një fushë basketbolli. Ende nuk dihet nëse vajzën e shtynë apo ra aksidentalisht.
