10-vjeçarja mbetet shtatzënë, viktimë e përdhunimit

Një vajzë 10-vjeçare nga India, ka mbetur shtatzënë dhe dyshohet se ishte përdhunuar vazhdimisht nga një i afërm, teksa thuhet se ky i fundit tani është në burg në pritje të gjykimit. Vajza në fjalë përshkruhet si e lumtur dhe shumë e buzëqeshur dhe se është e turpshme e nuk flet shumë. Më 28 korrik, Gjykata Supreme e Indisë hodhi poshtë një peticion të paraqitur në emër të saj  për ta lejuar abortin, me arsyetimin se ajo ishte 32 javë shtatzënë dhe ishte rrezik aborti, raporton BBC.

Vendimi i gjykatës ishte një zhgënjim i madh për familjen e viktimës. Burimet e afërta me vajzën thonë se ajo nuk ka ide se çfarë po i ndodh, asaj i është thënë se ka një gur të madh në stomakun e saj dhe fryrja i është shkaktuar me atë rast.

Në Indi një fëmijë nën 16-vjeç përdhunohet çdo 155 minuta, ndërsa një fëmijë nën 10-vjeç çdo 13 orë.

Më shumë se 10,000 fëmijë u përdhunuan në vitin 2015, 240 milionë gra që jetojnë në Indi ishin martuar para se të mbushnin 18-vjeç.

Share With:
Translate »
817 Views