“Nuk e kam parë vajzën, e urrej Katerinën”, Arnoldi i Për’puthen bën deklaratën e papritur: Dua testin e ADN-së për gallatë…

Historia e Arnold Damazetit dhe Katerina Gogës vijon të prodhojë deklarata të forta dhe momente të papritura. Ish-konkurrentët e “Për’puthen”, të cilët dikur bënin plane për të ardhmen së bashku, sot gjenden sërish në qendër të vëmendjes për shkak të marrëdhënies së tyre të komplikuar dhe debatit për atësinë e vajzës.

Pak ditë pasi Katerina foli për raportin mes tyre në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, këtë të premte ishte radha e Arnoldit të tregonte anën e tij të historisë. Përmes një lidhjeje direkte në emision, ai foli për kërkesën e tij për testin e ADN-së, por edhe për raportin me ish-partneren.

Edhe pse vazhdon të këmbëngulë për kryerjen e testit, Arnoldi u shpreh se këtë dëshirë e ka edhe për gallatë, duke lënë të kuptohet se e përdor si një mënyrë për të ngacmuar Katerinën.

“Po e dua testin e ADN-së, më shumë për gallatë, ta bëjmë një test, ta kem… Por edhe këtë e përdor për të acaruar Katerinën, kështu e kemi ne.”

“Nuk e kam parë vajzën, e urrej Katerinën”, Arnoldi i

Biseda mori një kthesë të papritur kur Katerina ndërhyri përmes telefonit, duke krijuar një përballje të drejtpërdrejtë mes tyre. Arnoldi e pyeti përse nuk ia kishte treguar fytyrën e vajzës, duke dashur të dinte nëse ajo i ngjante apo jo.

Arnoldi pyet Katerinën: Pse nuk ma ke tregon fytyrën e vajzës ta shoh fytyrën si e ka. A më ngjan a nuk më ngjan?!

Katerina: Po t’a kam treguar…

Por deklarata që tërhoqi më shumë vëmendje erdhi kur Arnoldi u pyet për ndjenjat që ka sot ndaj Katerinës. Përgjigjja e tij ishte e fortë, ndërsa mënyra se si e tha, duke qeshur, bëri që edhe ish-partnerja të reagonte me të qeshura.

“E urrej Katerinën, ndonjëherë kam menduar t’a mbys natën dhe të mos ekzistojë në këtë botë…”, tha ai duke qeshur, teksa edhe vetë Katerina e mori duke reaguar me të qeshur.

Share With:
Translate »
1 Views