Dua, Dua, por ylli i Instagramit është babai i saj

Kur Dukagjin Lipa u shfaq në vitin 2019 në “Brit Awards” përkrah të bijës së famshme, mori jo pak vëmendje si një mashkull tejet i pashëm.

Të gjitha mediat e huaja e kanë cilësuar përherë si një mashkull “hot” sa herë shfaqet pranë së bijës, e megjithatë sipas Duas, në një intervistë të ca  kohëve më parë, Dukagjinit kjo gjë i duket për të qeshur dhe në familjen e tyre nuk është se flitet shumë për këtë temë.

 

Në një vështrim të shpejtë në Instagram na çuditi jo pak fakti që Dukagjin Lipa ka “folloëer” një nga personazhet më të famshme e me ndikim në botën e Instagramit, siç është italiania Chiara Ferragni. Ai gjithashtu ndiqet dhe nga supermodelja shqiptare Angela Martini, pa përmendur pastaj një sërë vajzash të tjera të talentuara e të bukura shqiptare, siç janë Albana Osmani apo Elvana Gjata.

 

Lista e fanseve të Dukagjinit sigurisht është e gjatë, por ne kemi konstatuar vetëm disa prej tyre. Në fund vlen pëe t’u shtuar se Dukagjini është një burrë shumë familjar, ku fotot me bahskëshorten e tij janë ato që dominojnë instagramin.

Share With:
Translate »
184 Views