Detaje të reja tronditëse mbi kujdestarinë e Britney Spears: ‘Përgjohej fshehurazi nga babai i saj’

Babai i Britney Spears, Jamie Spears, duket se ka ushtruar aq shumë kontroll mbi jetën e yllit të popit, saqë ka monitoruar edhe mesazhet e saj, telefonatat dhe historikun e kërkimeve ne internet, sipas pretendimeve në një dokumentari të ri.

“Britney donte të merrte një iPhone … dhe kjo ishte një problem i madh. Të gjithë ishin të shqetësuar,”-tha Alex Vlasov, i cili punoi në Black Box Security nga 2012 deri në 2021.

Vlasov tha se ishte aq i shqetësuar nga kërkesa që ju bë, saqë menjëherë pyeti “për ligjshmërinë” e monitorimit të telefonit të Britney.

“Ata më thanë: ‘Po, gjykata është në dijeni të kësaj. Avokati i Britney është në dijeni të kësaj. Kjo është për sigurinë dhe mbrojtjen e saj'”- tha ai.

Vlasov pretendoi se ekipi përfundoi duke bërë pikërisht këtë gjë, duke i dhënë Jamie-t akses të plotë për të kontrolluar gjithçka që Britney bënte në telefonin e saj.

Avokati i ri i Britney, Mathew Rosengart, gjithashtu foli, duke thënë pjesërisht, “Përgjimi ose monitorimi i komunikimeve të Britney-t, veçanërisht komunikimet avokat-klient, përfaqëson një shkelje të turpshme dhe tronditëse të të drejtave, privatësisë dhe lirive civile.”

Rosengart shtoi se ai synon të “hetojë plotësisht dhe në mënyrë të ashpër këto çështje”.

Share With:
Translate »
178 Views