Vrau veten pasi ekzekutoi efektivin e policisë, nëna tërheq nga morgu trupin e pajetë të Aldi Ramës
Është tërhequr nga morgu trupi i pajetë i Aldi Ramës, 21-vjeçarit që ekzekutoi me armë zjarri, efektivin Saimir Hoxha, dy ditë më parë në Lezhë. Behet me dije se trupi i pajetë është tërhequr nga nëna e të riut. Ajo do të kujdeset për ceremoninë mortore. 21-vjeçari do të varroset ditën e nesërme në Durrës.
Kujtojmë se Rama qëlloi veten me armë në kohën kur ndiqej nga policia. Ai ndërroi jetë në spitalin e Traumës.