19-vjeçarja e vrarë nga bashkëshorti, kushërira e këngëtares së njohur

Vrasja e dyfishtë në Malin e Zi ka tronditur mbarë opinionin publik. 19-vjeçarja shqiptare, Shejla Bakija u ekzekutua nga bashkëshorti në shtëpinë e saj. Plumbat nuk kursyen as gjyshen, e cila vdiq për shkak të plagëve të marra, ndërsa babai i saj mbeti i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth tre ditë më parë, por autori Ilir Gjokaj është ende në arrati. 19-vjeçarja ishte kushërirë e këngëtares Enisa Nikaj, e cila ka reaguar zemërthyer në rrjete sociale.

“Nuk mund ta besoj që po e shkruaj këtë post tani. Kjo nuk mund të jetë jeta e vërtetë, kushërira ime, motra ime e vogël, zemra ime është e thyer. Vetëm 19 vjeç, ti meritoje shumë më shumë, jeta jote as nuk kishte filluar. Kujtimi yt do të jetojë përgjithmonë me ne. Ti ishe një diamant, e mrekullueshme, e ëmbël, e dashur, ende nuk mund ta besoj. U prefsh në paqe, ëngjëlli më i bukur”, ka shkruar ajo.

Share With:
Translate »
359 Views