Hulumtimet e reja: Foshnjat kanë 10 herë më shumë mikroplastikë në trup
Hulumtimet shqetësuese zbulojnë se foshnjat kanë 10-15 herë më shumë mikroplastikë në trupin e tyre sesa të rriturit.
Mikroplastikat përdoren në industri të ndryshme, duke përfshirë kozmetikë, bioteknologji, produkte larëse dhe barna si kapsulë. Por ato gjithashtu mund të krijohen kur objektet plastike prishen. Mikroplastika mund të vijë edhe nga diçka e thjeshtë si larja e rrobave sintetike në rubinet.
Hulumtuesit besojnë se mënyra se si foshnjat po konsumojnë nivele të tilla të larta të mikroplastikës është përmes lodrave dhe nga zvarritja nëpër tapete që përmbajnë mikroplastikë. Ekipi nga Shkolla e Mjekësisë e Universitetit të New York-ut kërkoi dy lloje të zakonshme të mikroplastikës, polietileni tereftalat (PET) dhe polikarbonat (PC). Për të gjetur PET dhe PC, ata ekzaminuan nivelet e mikroplastikës në mostrat e feces nga 10 të rritur dhe gjashtë foshnje.
Në të gjitha mostrat ata gjetën të paktën një lloj mikroplastike, por kur krahasuan mostrat e foshnjës me të rriturit, studiuesit gjetën të paktën 10 herë më shumë.
Pse mikroplastika është problem? Fatkeqësisht, studiuesit janë ende të paqartë se cilat janë saktësisht efektet e mikroplastikës në shëndetin e njeriut.
Shkencëtarët besonin se mikroplastika kalon në mënyrë të padëmshme përmes traktit gastrointestinal. Por hulumtimet e fundit sugjerojnë se pjesët më të vogla janë në gjendje të kalojnë membranat qelizore dhe të hyjnë në qarkullimin tonë të gjakut.
Kjo është shqetësuese sepse hulumtimi mbi mikroplastikat te kafshët në laborator ka shkaktuar vdekjen e qelizave, inflamacion dhe çrregullime metabolike.
Burimet: Euronews, Mother Jones