Gabriel Garko: Isha 9 vjeç herën e parë kur me mua abuzuan

Në episodin e “Verissimo”, Gabriel Garko foli për herë të parë për një periudhë të errët të fëmijërisë së tij. I intervistuar nga Silvia Toffanin, aktori rrëfeu historinë e një prej momenteve më të vështira të jetës së tij: ngacmimet seksuale që përjetoi kur ishte fëmijë.

“Më kanë ngacmuar seksualisht. Herën e parë që ndodhi isha nëntë vjeç. Ishte më e dhunshmja. Këto janë gjëra që ndodhin, ama gjëja më e rëndësishme është të jesh në gjendje të dalësh prej saj”, tregon Garko.

Kjo nuk është hera e vetme që dikush ka abuzuar me të. Hera e dytë ndodhi kur ishte 16 vjeç.

“Për këtë përvojë kam folur edhe në librin tim autobiografik. Ishte dita kur fillova të pi duhan, edhe pse i urreja njerëzit që pinin duhan. Isha shumë i shqetësuar. Nuk dija çfarë të bëja dhe kështu bleva paketën e parë të cigareve”, tregon Gabriel Garko.

Ai shton se dy dyja ngacmimet nuk ia kishte treguar askujt. Për herë të parë për atë të moshës 16 vjeç shkroi në librin e tij. Edhe nëna nga libri e mësoi historinë e djalit.

Për fatin e tij të mirë, aktori sot ka gjetur lumturinë. Një vit pasi doli nga “Big Brother Vip”, ai foli mbi homoseksualitetin e tij dhe i prezantoi botës partnerin. Kohët e fundit është shprehur se dëshiron të ketë edhe një fëmijë.

Gabriel Garko: Isha 9 vjeç herën e parë kur me mua abuzuan

Share With:
Translate »
201 Views