E rëndë në Bathore, 7-vjeçarin e zë poshtë porta e banesës, humb jetën te Trauma

Një ngjarje tragjike është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në Bathore, në zonën e Kamzës, në periferi të Tiranës, ku një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën pasi është zënë poshtë nga porta e banesës.

Fëmija është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës, në gjendje kritike për jetën.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar, i mituri nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Share With:
Translate »
1 Views