Dhimbjet menstruale të jetë arsye legjitime për të munguar në shkollë. Peticioni i këtij babai mbledh 50 mijë firma

‘Dysmenorrhea’, e shkaktuar nga dhimbje të forta dhe të shpeshta menstruale është arsyeja e një peticioni që ka ndërmarrë Marcus Alleyne, babai i një 13-vjeçareje në Mbretërinë e Bashkuar.

Në një peticion drejtuar Departamentit për Arsim, Marcus Alleyne shkruan se më 22 shtator, një prej vajzave të tij, 13 vjeç, duhej të mungonte në shkollë për shkak të këtyre dhimbjeve që njihen globalisht. Vajza mungoi, por shkolla nuk ia justifikoi mungesën, duke e shënuar në regjistër si “mungesë e pajustifikuar”.

Alleyne shton se incidenti ngre shqetësime të rëndësishme në lidhje me mirëqenien fizike, mendore dhe sociale të jo vetëm vajzave të tij, por të gjitha vajzave që vuajnë nga e njëjta situatë, një herë në muaj.

Ai e publikoi peticionin e tij dhe mblodhi 50 mijë firma, shumë më shumë nga qëllimi që i kishte vënë vetes. Kërkon që mungesa për arsyen e dhimbjeve nga cikli menstrual të njihet ligjërisht si “mungesë për arsye shëndetësore”.

Në një intervistë për Sky News në fillim të kësaj jave, Alleyne tregoi detaje në lidhje me përvojën e familjes së tij.

“Ne si prindër menduam të mos e çonim në shkollë atë ditë, kështu që telefonam sekretarinë për t`i njoftuar se vajza nuk ishte mirë. Telefonata jonë zgjati gjysmë ore, sepse kërkonin detaje përse vajza nuk ndihej mirë. Më pyetën nëse ishte për shkak të dhimbjeve të periodave, dhe unë u thashë po. M`u përgjigjën se mungesa do të ishte e paarsyetuar dhe nga ky moment unë dhe gruaja vendosëm të bënim diçka”, tregon Alleyne.

Për më shumë, shihni peticionin e Alleyne këtu.

Share With:
Translate »
164 Views