Çdo budalla mund të ketë një fëmijë. Kjo nuk të bën baba. Duhet guximi për ta rritur një fëmijë që të bën baba

Në këtë artikull duam të sjellim në vëmendjen tuaj disa nga thëniet më të bukura nga Barack Obama, ish presidenti i SHBA, i njohur nga të gjithë ne. Thëniet janë të shkëputura nga romani i tij autobiografik “Ëndrra nga im atë”.

“Ndryshimi nuk do të vijë nëse presim për ndonjë person tjetër, ose nëse presim për një kohë tjetër. Ne jemi ata që kemi pritur. Ne jemi ndryshimi që ne kërkojmë. ”

“Mënyra më e mirë për të mos u ndjerë i pashpresë është të ngrihesh dhe të bësh diçka. Mos prit që të ndodhin gjëra të mira papritur për ty. Nëse del dhe bën disa gjëra të mira, do ta mbushësh botën me shpresë, do ta mbushësh veten me shpresë. “

“Një ndryshim vjen sepse njerëzit e zakonshëm bëjnë gjëra të jashtëzakonshme.”

“Përballë shanseve të pamundura, njerëzit që e duan këtë vend mund ta ndryshojnë atë.”

“Unë frymëzohem nga njerëzit që takoj në udhëtimet e mia – duke dëgjuar historitë e tyre, duke parë vështirësitë që kapërcejnë, optimizmin dhe mirësjelljen e tyre themelore. Unë jam i frymëzuar nga dashuria që njerëzit kanë për fëmijët e tyre. Dhe jam i frymëzuar nga fëmijët e mi, se sa e mbushin me lumturi zemrën time. Ata më bëjnë të punoj për ta bërë botën pak më të mirë. Dhe ata më bëjnë të dëshiroj të jem një njeri më i mirë. “

“Nëse jeni duke ecur në rrugën e duhur dhe jeni të gatshëm të vazhdoni të ecni, përfundimisht do të avanconi në jetë.”

“Një zë mund të ndryshojë një dhomë të tërë me njerëz, dhe nëse një zë mund të ndryshojë një dhomë, atëherë ai mund të ndryshojë një qytet, dhe nëse mund të ndryshojë një qytet, mund të ndryshojë një shtet, dhe nëse ndryshon një shtet, mund të ndryshojë një komb , dhe nëse mund të ndryshojë një komb, mund të ndryshojë botën. Zëri juaj mund të ndryshojë botën. “

“Ne nuk ju kërkojmë të besoni në aftësinë tonë për të sjellë ndryshime, por ju kërkojmë të besoni në aftësitë tuaja për këto ndryshime.”

“Ajo që kam kuptuar është se jeta nuk ka shumë vlerë, nëse nuk jeni të gatshëm të bëni pjesën tuaj sado të vogël për t’u lënë fëmijëve tanë – të gjithë fëmijëve tanë – një botë më të mirë. Çdo budalla mund të ketë një fëmijë. Kjo nuk të bën baba. Duhet guximi për ta rritur një fëmijë që të bën baba. ”

“Ta përqendrosh jetën vetëm në fitimin e parave tregon një varfëri në ambicie. Kërkon shumë pak nga vetja. Dhe të lë të paplotësuar. “

Share With:
Translate »
158 Views