Në pritje të ëmbël, Sara Gjordeni ndan momentet e bukura nga pushimet në Greqi
Sara Gjordeni ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë familjar nga Corinthi.
Në pamjen e publikuar në Instagram, shihet partneri i saj, Bardhi, duke kaluar kohë në det me vajzën e tyre. Kjo panoramë vjen nga bregdeti i Greqisë, ndërsa Sara ka zgjedhur ta ndajë këtë moment të ngrohtë me ndjekësit e saj.
Çifti është bërë prindër për herë të parë në dhjetor 2024, kur në jetë erdhi vajza e tyre Nea.
Sara dhe Bardhi kanë ndarë edhe më herët momente të ëmbla me të bijën, ndërsa kanë qenë të kujdesshëm për të mos e ekspozuar plotësisht portretin e saj në rrjetet sociale.
Ky pa dyshim është një tjetër moment familjar që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të çiftit.
