LEGO zotohet të krijojë më shumë lodra uniseks pas studimit që bëri

LEGO Group thotë se do ta bëjë lojën më gjithëpërfshirëse për fëmijët duke siguruar që marketingu dhe produktet e saj të jenë pa paragjykime gjinore dhe pa stereotipe të dëmshme. Lajmi u dha në Ditën Ndërkombëtare të Vajzës.

Kompania ikonike e lodrave thotë se hulumtimi i ri zbuloi se për shkak të stereotipeve vajzat mbahen larg lojërave dhe aktiviteteve krijuese, edhe pse kanë dëshirën dhe aftësitë.

Gati 7,000 prindër dhe fëmijë të moshës gjashtë deri në 14 vjeç u përfshinë në studim. 82% e vajzave besojnë se është mirë që vajzat të luajnë futboll dhe djemtë të praktikojnë baletin, krahasuar me vetëm 71% të djemve. Hulumtimi gjithashtu zbuloi se LEGO konsiderohen si një lodër ‘djemsh’ – me 59% të prindërve që thonë se i inkurajojnë djemtë e tyre të ndërtojnë me LEGO krahasuar me 48% që thonë se inkurajojnë vajzat e tyre të luajnë me këtë lojë.

Nga ana tjetër 71% e djemve thonë se kanë frikë se do të tallen nëse luajnë me një lodër që zakonisht lidhet me gjininë tjetër, kundrejt 42% të vajzave.

Për të ndihmuar në luftimin e këtyre paragjykimeve gjinore, LEGO po punon me Institutin Geena Davis për Gjininë në Media dhe UNICEF për t`u siguruar që produktet dhe marketingu LEGO të jenë për të gjithë, pa paragjykime gjinore dhe stereotipe të dëmshme.

Stereotipet gjinore të gjetura në sondazh shkojnë përtej fëmijëve. Hulumtimi gjithashtu zbuloi se prindërit kishin pothuajse gjashtë herë më shumë gjasa të mendonin për shkencëtarët dhe atletët se janë burra dhe jo gra dhe tetë herë më shumë për të menduar për inxhinierët janë burra dhe jo gra.

Share With:
Translate »
161 Views