Gratë shtatzëna të vaksinuara u japin imunitet të porsalindurve të tyre kundër COVID, zbulon studimi
Hulumtimet e reja zbulojnë se gratë që morën vaksinat Pfizer ose Moderna COVID-19 gjatë shtatëzanisë kaluan nivele të larta të antitrupave tek foshnjat e tyre.
Gjaku i kordonit të kërthizës u analizua për një antitrup specifik për të zbuluar nëse imuniteti kaloi nga nëna tek fëmija, shkruan Very Well Health përcjell Gazeta Shneta.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), rekomandojnë që të gjithë gratë shtatzëna të vaksinohen. Vaksinimi kundër COVID-19, jo vetëm që mbron gratë shtatzëna por edhe foshnjat e tyre, zbulon hulumtimi i fundit.
Një studim i ri nga Shkolla e Mjekësisë Grossman e Universitetit të Nju Jorkut, tregon se gratë shtatzëna që marrin vaksinën u japin antitrupa të porsalindurve të tyre.
“Studimi është shumë i rëndësishëm sepse vaksinimi jo vetëm që mbron nënën, por mbron edhe fëmijën në muajt e parë të jetës”, thotë Dr. Jennifer L. Lighter, epidemiologe pediatrike dhe bashkautore e studimit.
Vetëm 31% e grave shtatzëna të moshës 18 deri në 49 vjeçe janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19 para ose gjatë shtatzënisë.
Për të përcaktuar nëse imuniteti i kaloi të porsalindurit përmes vaksinës, Dr. Lighter dhe ekipi i saj shikuan në mënyrë specifike një antitrup të quajtur IgG.
Kur nënat vaksinohen, antitrupat IgG u kalohen foshnjave në mitër, sipas Dr. Ashley S. Roman, drejtoreshë e mjekësisë në NYU dhe bashkëautore e studimit.
“Ne e dimë, nga modelet e tjera, ky është një lloj antitrupi që kalon shumë mirë placentën,” i thotë Dr. Roman burimit Veryëell.
Pas vaksinimit, Dr. Roman thotë se nëna e rrit përgjigjen e saj imune ndaj vaksinës. Ajo përgjigje imune pastaj transferohet në foshnjën e saj.
“Lloji i antitrupave IgG që është ndërtuar për proteinën e pikut COVID kalon placentën dhe bëhet i pranishëm në gjakun e fetusit,” thotë Dr. Roman. “Kjo është ajo që ne jemi në gjendje të zbulojmë në lindje duke testuar gjakun e kordonit të kërthizës.”
A duhet të vaksinohen gratë shtatzëna?
Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), gratë shtatzëna inkurajohen fuqimisht të marrin vaksinën COVID-19.
“CDC inkurajon të gjitha gratë shtatzëna ose gratë që po mendojnë të mbeten shtatzënë ose dhe ato që janë gjidhënse që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga COVID-19,” tha Dr. Rochelle Walensky, drejtoreshë e CDC, në një njoftim për shtyp.