‘Bërtiste e thyente gjithçka, kisha frikën e vajzës’, Paloma rrëfen betejën e bashkëshortit të saj me alkoolin
Paloma deklaroi se shumë netë i është dashur të përballojë frikën dhe pasigurinë si pasojë e agresivitetit që bashkëshorti i saj shfaqte nën efektin e pijes.
“Vinte në orën dy të natës dhe bërtiste, i thyente të gjitha dhe mallkonte intensivisht. Ishte e frikshme, kisha më shumë merakun e vajzës”, tha ajo.
E pyetur nga Monika nëse e gjithë kjo gjendje ka pasuar ndonjëherë në dhunë ndaj saj, Paloma u përgjigj:
“Një natë erdhi i pirë dhe po më kërkonte mua, nga meraku i vajzës tentova ta qetësoj. Ai më mori mua, më ngriti në ajër dhe kërkonte që të më përplaste në tokë. Kam thirrur policinë dhe e lashë dy ditë atje derisa të qetësohej situata”
Paloma tregoi se pas kësaj situate u largua nga shtëpia së bashku me vajzën dhe vendosi që ta vinte bashkëshortin përballë dy zgjedhjeve, alkoolin ose familjen.
Që nga ai moment Paloma tregoi se filloi karvani i sakrificave të rehabilitimit, gjë që u shoqëruan gjithashtu me agresivitet, nervozisëm dhe durim.
Gazetarja tregoi se pas 7 muajsh gjithçka ju rikthye normalitetit dhe se tani është shumë krenare që familja e saj është më e shëndetshme se kurrë.