Ditë pasi u bënë prindër për herë të dytë, Verona dhe Buci zbulojnë portretin e djalit

Dy ditë pasi mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të dytë, Ylli Dervishi, i njohur si Buci, dhe partnerja e tij, Verona, kanë ndarë me ndjekësit fotografi të vogëlushit.

Përmes një postimi të përbashkët në Instagram, çifti ka zbuluar portretin e djalit të porsalindur, të cilin e kanë quajtur Arden.

“Ti e bëre familjen tonë të plotë, Arden”, kanë shkruar ata krahas fotografive të publikuara nga ambientet e spitalit.

Postimi është shoqëruar me urime të shumta nga miqtë, ndjekësit dhe personazhet e njohura të ekranit, të cilët i kanë uruar shëndet dhe jetë të gjatë vogëlushit.

Kujtojmë se ish-banori i “Big Brother VIP Kosova” dhe Verona janë gjithashtu prindër të një djali tjetër, të quajtur Elio, i cili tashmë ka marrë rolin e vëllait të madh.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @inamsov

Share With:
Translate »
2 Views