Iliri ngatërron ditëlindjen e së bijës dhe reagimi i tij nga shkriu së qeshuri
Ditën e sotme Iliri uroi të bijën për ditëlindje që nga shtëpia e “Big Brother”. Mirëpo, ai ka ngatërruar datën dhe këtë e zbuloi moderatorja Arbana Osmani.
“Ilir ti besoj pret që unë të të uroj dhe për ditëlindjen e vajzës, apo jo? Do të uroja me gjithë qejf, por sikur ta kishte sot. Në fakt e ka nesër Ilir. E keni humbur datën, nesër është 16”, i tha ajo.
Iliri u habit dhe tha se ishte i bindur që sot ishte data 16. “A është 16 sot? I bindur që ishte 16”, u shpreh ai. Reagimi i tij u prit me shumë të qeshura nga banorët e tjerë të shtëpisë.