Familja në Tiranë gëzohet me trinjakë
Një familje në Tiranë është gëzuar me trinjakë. Lajmin e bën të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Stafi i Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” priti tre fëmijët e familjes Sallaku.
Amal, Alfio dhe Amea kanë ardhur në jetë shëndoshë e mirë. Familja ka përfituar 360 mijë lekë të reja bonus.
“Zemra plot për familjen Sallaku dhe gëzim edhe për stafin e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” për lindjen shëndosh e mirë të trenjakëve Amal, Alfio, Amea. Familja e re përfiton menjëherë 360 mijë lekë të reja #bonus. Më shumë se 100,000 të porsalindur kanë përfituar #BonusineBebes nga Janari 2019, kur nisi programi ynë universal që mbështet çdo fëmijë që vjen në jetë”, shkruan Manastirliu.