“Performova shtatzënë në skenë”, prima balerina e TKOB zbulon gjininë e bebit

Prima balerina e KTOB Adela Muçollari ka ndarë me “ Jo vetëm Modë” në TV Klan një lajm të ëmbël, ajo është shtatzanë. Adela tha se kishte kohë që përgatitej por nuk mundi të performonte në shfaqen e fundit në skenën e TKOB.

 

Orinda Huta: Të erdhi pak keq që nuk ishte këtu?

Adela Muçollari : Nuk do të thoja që më erdhi keq, por më mundoi. Por mendoj se gjërat e bukura ndodhin për një arsye dhe gjithmonë ndodhin në momentin e duhur.

Orinda Huta: Dhe po pret një?

Adela Muçollari : Po pres një djalë.

Ajo shprehet se është një moment shumë i veçantë në jetën e një femre. Prima balerina tregon se e ka ndihmuar fizionomia e trupit, për një shtatzani të mbarë dhe se nuk e ka lënë baletin. Në muajin e katërt të shtatzanisë ka performuar dhe ka kërcyer në Itali.

Share With:
Translate »
192 Views