Atdheu përlotet në emision, flet për herë të parë për sëmundjen e së ëmës

Gjithnjë e më shumë po rritet numri i vajzave dhe grave që luftojnë me kancerin e gjirit, këtë sëmundje të vështirë, ndaj në muajin tetor, muajin e ndërgjegjësimit, kanë qenë të shumtë personazhet, që përmes fushatave sensibilizuese ose ndarjes së eksperiencave të tyre ose të afërmve, janë munduar të ndikojnë tek vajzat dhe gratë.

I fundit ka qenë Atdhe Xharavina, ish-konkurrenti i “Për’puthen”. Ai ka qenë I ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, dhe në fund të intervistës, i pyetur nëse kishte diçka të fundit për të thënë, ai dha një mesazh të fortë, pikërisht lidhur me këtë.

Ai tregoi se nëna e tij vuan nga kanceri, dhe i shprehu dashurinë dhe mbështetjen, edhe përmes ekranit.

“Meqë është muaji i ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit, dua t’ia shpreh mamit tim që e dua fort dhe do të më ketë mbrapa gjithë jetën, se e kam dhe vetë mamin me kancer”, tha Atdheu i prekur, duke i dhënë kurajo kujtdo që është duke luftuar me këtë sëmundje. “Mos u dorëzoni”, tha ish-konkurrenti, i përlotur, si rrallëherë.

Edhe më parë, ai ka folur publikisht për të ëmën, të cilës i kërkoi falje pas eksperiencës në “Për’puthen”, pasi siç ka treguar nuk i ishte përkushtuar aq sa duhej, dhe se e kishte mërzitur, kuptohej nga komentet e ofendimet që merrte.

 

Share With:
Translate »
207 Views