Mbaron mbledhja e Komitetit të ekspertëve, ja çfarë u vendos
Ndërkohë Komiteti vendosi vaksinimin me dozën e tretë për personat mbi 60 vjeç dhe 6 muaj distancë nga doza e dytë. Po kështu do të ftohen fëmijët mbi 16 vjeç dhe mbi 12 vjeç me problematika shëndetësore për t’u vaksinuar.
Albana Fico: Mbledhja e sotme kur situata globale është përkeqësuar ndjeshëm sa i përket infektimeve. Incidenca dyjavore në Shqipëri është 222 për 100 mijë banorë. Ka një rritje të rasteve aktive totale.
Numri i bashkive të prekura është rritur dhe ka shkuar në 48. Raporti meshkuj femra 48-52%. 157 të shtruar në javë mesatarja. Mesatarja dy javore e rasteve të rënda është 20. Raporti i numrit të fataliteteve me rastet e infektuara është 1.6%. Vijon procesi i vaksinimit. Vaksinimi në mënyrë të vazhdueshme në të gjithë grupet e përcaktuara, në fokus studentët të cilëve iu bëjmë thirrje të vaksinohen. E rëndësishme mbajtja e maskës dhe respektimi i masave.
Mira Rakacolli: Edhe në këtë fazë prioritet mbetet vaksinimi.
Silva Bino: Procesi i vaksinimit vazhdon. Në vend kanë ardhur mbi 2.2 mln vaksina. Janë krijuar mbi 1.8 mln vaksinime dhe 900 mijë me dozat e para. Rritje e përdorimit të vaksinës Pfizer që po i afrohet përdorimit të vaksinës coronavac. Nga pikëpamja e grupmoshave vërejmë një rritje të grupmoshës nga 18-25 vjeç pavarësisht se mbulesa mbetet e ulët në këtë grupmoshë. Ne iu bëjmë apel të gjithë të rinjve të vaksinohen. Vaksina është e sigurt për ta, parandalon në një farë mënyrë dhe transmetueshmërinë. Pavarësisht se janë të rinj dhe thonë se mund ta kalojnë lehtë covid, COVID nuk ka besë. COVID dëmton, vaksina nuk dëmton. Bashkitë të cilat kanë mbulesë të lartë vaksinale, Gjirokastra, Tepelena. Bashki që kanë ecur mjaft mirë kohët e fundit është bashkia e Pukës.
Rakacolli: Duke u bazuar në analizën e situatës komiteti i ekspertëve mendon që me gjithë këtë përkeqësim niveli i masave shtrënguese të mbetet i njëjtë. Komiteti tërheq vëmendjen në zbatimin me rigorozitet të masave. Një vendim ka qenë dhe shqyrtimi i vendimeve të komitetit të ekspertëve të vaksinimit.
Në këtë situatë prioritet mbulimi me dozën e parë dhe të dytë të vaksinës.
Qytetarët mbi 60 vjeç të bëjnë dozën e tretë të vaksinës, jo më herët nga doza e dytë sipas udhëzimeve të ISHP duke nisur nga 1 nëntori. Fëmijët mbi 16 vjeç do të ftohen për t’u vaksinuar me lejen e prindit dhe rekomandimin e pediatrit duke filluar nga 1 nëntori. Do ftojmë për vaksinimi dhe fëmijët mbi 12 vjeç që paraqesin problematika shëndetësore.