Familja nuk i flet, Antonia në lot: I kërkoj falje mamit dhe Alvisës, unë i dua njerëzit

Ishte Antonia që u përlot duke thënë se ka disa ditë që nuk flet me familjen për shkak të veprimit të saj. Ndaj i kërkoi falje publike Alvisës pasi iu ngrit në këmbë, sepse ajo imitoi mimikën e saj teksa fliste.

Antonia: Që kur kam bërë atë veprim nuk flas me familjen, sepse nuk e kanë parë kurrë Antonian në atë gjendje. Ndoshta është trysnia, kurrë nuk e kam parë veten të revoltuar aq shumë.

I kërkoj ndjesë mamit se kam disa ditë pa folur. Familjen kam shumë vite pa e parë se jetojnë jashtë dhe të mos kontaktoj për disa ditë, është shumë.

 

Alvisa: Më vjen keq për familjen e Antonias dhe dua ti them që ne ndonjëherë dalim nga vetja.

Dikush ka ofenduar, dikush është çuar në këmbë dhe dikush ka thënë një fjalë më shumë.

Antonia: Nuk kam ardhur me asnjë qëllim të keq. Unë jap shumë dashuri dhe më pëlqejnë njerëzit.

Jam ndjerë shumë keq ndaj doja t’i kërkoja falje publike Alvisës.

Share With:
Translate »
439 Views