“Keni komentuar me adresa false për mua”, mami i Kristinës e zemëruar në “T’ka mami yll” (VIDEO)

Sfidën e radhës në Dance Reality Show “T’ka mami yll”, mes Sindit dhe Kristinës, e ka fituar kjo e fundit.

Mirëpo, mamaja e Sindit nuk e ka pritur aq mirë dhe debati ka kaluar në akuza. Menjëherë është përgjigjur mamaja e Kristinës, e cila ka sqaruar që nga Vlora ka ardhur për talentin e së bijës dhe jo për show.

Madje, ajo ka thënë edhe në rrjetet sociale, mamatë e tjera dhe familjarët e tyre e komentojnë me fjalë tepër të ulëta.

Mamaja e Sindit: Nuk jam dakord me këtë vlerësim, sepse të gjithë e pamë sesa bukur performoi Sindi. Lëre show-n me mamin dhe me Kristinën.

Mamaja e Kristinës: Nuk jam fare dakord, sepse jemi në natën e katërt dhe nëpër rrjetet sociale po ziejnë këto që mami i Kristinës me Kristinën kanë ardhur për show.

Dëgjoje edhe një herë videon prezantuese, një herë, dy herë, tre herë dhe nxirri konkluzionet se çdo të thotë ajo video se nuk është cituar asnjëherë në asnjë video se unë dhe Kristina këtu kemi ardhur për show.

Unë rrugën nga Vlora zonjë e dashur e kam marr për talentin e Kristinës, që ka talent me të vërtetë për t’u bërë balerinë dhe do ta shikojmë nëpër puntatat në vijim.

Për sa i përket pjesës, unë nuk dua që t’i vë gishtin asnjëra nga mamave, por realisht jam habitur nga komentet negative kundrejt mamit të Kristinës, sepse unë në këtë emision jam si mami i Kristinës as si Klarita Hoxhaj, as si Klarita Caushi dhe ndokush tjetër.

Jam mami i Kristinës dhe gjykimet vijnë si mami i Kristinës besoj. Unë nuk kam ardhur fare për t’u bërë e famshme. Edhe në jetën reale e marrë vëmendjen kur të dua dhe si të dua.

Për sa i përket komenteve në rrjetet sociale, mua nuk më duken fare normale dhe e dimë shumë mirë që jemi në hapat e parë të rrugës sonë dhe nuk mendoj që çdokush ka arritur të krijojë “urre jtje” për mamin e Kristinës, por jeni ju pas atyre komenteve, jeni ju, familjarët tuaj, mbas atyre komenteve që për mendimin tim janë shumë të ulëta.

Me adresa fake, me zero followers di dhe unë të shkruaj romane, po del me fytyrën e vërtetë në skenë. E para, unë thash që nuk po i vë gishtin asnjërës, por jam e sigurt që mbas komenteve fshihen o mama me adresa fake, o familjarët.

Share With:
Translate »
158 Views